Një veturë është përfshirë nga flakët të mërkurën mbrëma në fshatin Ropotovë e Madhe të Ranillugut.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë për KOHËN se nga ky rast nuk ka mbetur askush i lënduar.
“Zjarri është lokalizuar nga i cili përpos dëmeve materiale në veturë lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, ka thënë ai.
Hetues policor nga njësiti i hetimeve të përgjithshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit, sipas Hashanit, aktualisht janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.
Artikuj të ngjashëm