Policia e Kosovës ka njoftuar se një veturë është djegur në Ranillug.
Rasti është duke u hetuar dhe po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
“Fsh. Ropotovë e Madhe, Ranillug 26.12.2023, 19:20. Është raportuar se nga persona të dyshuar është djegur vetura e viktimës mashkull kosovar. Njësit e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm