Një 76-vjeçar ka kryer vetëvrasje në Prizren të enjten, ka njoftuar Policia e Kosovës, e vepra dyshohet se është kryer me pistoletë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë KOHËS se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besim Behluli” rreth orës 18:18, e në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet relevante.
Rasti është iniciuar si “vetëvrasje”, derisa arma e përdorur është sekuestruar si provë.
“Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledh provat dhe dëshmitë, e prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rast ‘vetëvrasje’. Trupi i pajetë dërgohet në ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Ndërsa arma e përdorur në këtë rast bashkë me provat tjera sekuestrohet”, thuhet në njoftimin e Bytyqit.