Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Shiriti i policise

M.G., 73-vjeçar nga Prizreni, është gjetur i vdekur të enjten pasdite në shtëpinë e tij, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, viktima jetonte i vetëm në një shtëpi në rrugën “Janina” në Prizren.

Policia e kishte marrë informatën nga Emergjenca.

“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Është njoftuar Prokurori Publik i Shtetit për rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.