Një 45-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj të martën në Prizren, njoftoi Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i ka thënë KOHËS se rasti ka ndodhur rreth orës 06:50.
Patrullat policore thanë se i janë përgjigjur menjëherë rastit.
“Me datë 18/06/2024 rreth orës 06:50, Policia ka pranuar një informatë që dyshohet se një person kishte bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj në Prizren. Patrulla policore i është përgjigjur menjëherë informatës, në vendngjarje ka dalë edhe ekipi i urgjencës të cilët e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës Q.B., rreth 45-vjeçare. Dyshohet qe viktima ka kryer aktin me armë-revole. Policia nën udhëheqjen e prokurorit janë duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive”, thuhet në njoftimin e Bytyqit.