Një 60-vjeçar është gjetur i vdekur të enjten në fshatin Manastiricë të Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Vesel Gashi, ka thënë se dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje.
“Më datë 11.01.2024, rreth orës 15:20 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast të dyshuar për vetëvrasje. Policia ka shkuar në vendngjarje në fshatin Manasitricë, Prizren dhe dyshimet e para janë se viktima F.K., mashkull, 60 vjeç ka kryer vetëvrasje. Policia në vendngjarje, në shtëpinë e tij ka hasur një trup të pa jetë të shtrirë në dysheme dhe një kabllo të varur lart”, ka thënë ai.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, ndërsa njësitë dhe zyrtarët përgjegjës kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.
Më urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.