Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetërrotullohet një veturë në Vranidoll, dy persona pësojnë lëndime trupore

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetë- aksidenti që ka ndodhur sot rreth orë 07:45 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll.

Lajmin e ka bërë të ditur për KOHËN zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti, sipas së cilës të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Në bazë të pamjeve nga aksidenti, vetura është vetërrotulluar.