Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në fshatin Sibovc të Podujevës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Ajo më tej njoftoi se ky aksident ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës.
“Sot rreth orës 19:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë ajo.
Më tej, Ahmeti njoftoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve.