Një person është lënduar në një vetaksident trafiku në fshatin Siqevë të Prishtinës. Rasti ka ndodhur të dielën në orën 14:00, ka njoftuar Policia e Kosovës për KOHËN, duke bërë të ditur se i lënduarit është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, thuhet në njoftim.