Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të enjten në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites, përkatësisht në fshatin Koreticë.
Sipas tij, i lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.
“Rreth orës 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia e policisë së trafiku është duke u marrë me rastin”, ka thënë Krasniqi.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar nga vetaksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë
-
Tre të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Vdes një person në një vetaksident në Korroticë të Drenasit
-
Tre të lënduar në aksidentin mes dy veturave e një kamionete në rrugën Prishtinë-Pejë
-
Aksident në Llapushnik, lëndohet një person