Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetëplagoset një person në Skenderaj

Një person e ka plagosur veten aksidentalisht në Skenderaj të premten në mbrëmje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, personi është i moshës madhore dhe dyshohet se e ka plagosur veten aksidentalisht me armë gjuetie.

Ai ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF-në e Skenderajt.

Policia po heton rastin.

Artikuj të ngjashëm