Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të mërkurën në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Parallovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka thënë për Kohën se bëhet fjalë për një vetaksident të shkaktuar nga një kamion rreth orës 06:00.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan dhe sipas mjekut kujdestar, ka pësuar lëndime të lehta trupore.
“Hetuesit policorë të aksidenteve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vozitësi kosovar me mjetin e tij kamion me targa vendore duke mos e përshtatur shpejtësinë në kthesë sipas kushteve të rrugës dhe pa u penguar nga askush, humbë kontrollin dhe me këtë rast përfundon jashtë rrugës”, ka thënë Osmani.
Ai më tej njoftoi se mjeti i aksidentuar është larguar nga vendin i ngjarjes dhe trafiku në atë zonë është duke qarkulluar pa pengesa.
-
Dy të lënduar në aksidentin mes kamionëve në rrugën Gjilan–Kamenicë
-
Tre të lënduar nga aksidenti në rrugën Gjilan-Prishtinë
-
Gjashtë të lënduar në aksidentin në rrugën Gjilan-Prishtinë
-
Një i lënduar nga vetaksidenti në Dobërçan të Gjilanit
-
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në magjistralen Prishtinë - Gjilan