Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës nacional Prishtinë – Pejë, më saktësisht te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”, ka njoftuar Policia.
Si pasojë e aksidentit, një person është dërguar për tretman mjekësor.
“Rreth orës 13:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (te Kroi i Mbretit). Njësia policore e trafikut njofton se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.