Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ajo ka shtuar se aksidenti u shkaktua në rrugën “Bajram Bahtiri”.
“Sot rreth orës 13:00, në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se policia ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.