Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetaksident në Korreticë të Epërme, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që është shkaktuar të dielën afër Parkut të Biznesit në Korreticë të Epërme, në drejtim të rrugës Prishtinë-Pejë.

Ky aksident ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë, me ç’rast edhe është rrokullisur, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 13:50, afër Parkut të Biznesit në Korreticë të Epërme, drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë, është shkaktuar një aksident trafiku vetaksident, ku dyshohet se automjeti i tipit Reno Clio me targa vendore për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në rrugë ka goditur në pjesën anësore dhe është rrokullisur. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalë dy autoambulanca dhe kanë marrë personat e lënduar”, ka thënë Hoxha.

Artikuj të ngjashëm