Tre persona janë lënduar si pasojë e rrokullisjes së një veture në hyrje të Pejës.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se vetura është vetaksidentuar.
“Rreth orës 22:40 në magjistralen Prishtinë- Pejë, konkretisht në fshatin Pavlan, një veturë është vetaksidentuar. Tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.