Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetaksident në Fshaj të Gjakovës, vetura bie në humnerën rreth 8 metra

Sot në Fshaj të Gjakovës, ka ndodhë një vetaksident trafiku me veturë.

Deri te aksidenti, siç ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka ardhur derisa drejtuesi i automjetit po e ngiste automjetin e tij në rrugën Gjakove-Xerxe, dhe kur ka arritur në fshatin Fshaj, pikërisht në vendin ku rruga ishte me kthesë dhe urë, nga pakujdesia duke mos iu përshtatur shpejtësisë se lëvizjes, kushteve dhe rrethanave te rrugës, e ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalë nga rruga dhe duke u rrokullisur me automjet ka rënë në humnerë në lartësi rreth 8 metra nga rruga.

Si pasojë, në këtë vetaksident shkaktohen dëme materiale dhe lëndime trupore marrin dy bashkëudhetarët.

Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtarëve të rastit janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjakovë ku pas kontrollit mjekësor për shkak të lëndimeve të marra ndalen në repartin Ortopedik në spitalin e Gjakovës për shërim të mëtejshëm.