Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një person i cili ishte aksidentuar para dy muajsh në Drenas, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Burri ishte aksidentuar më 16 gusht në mbrëmje. Sipas raportit të Policisë, ai vdiq më 14 tetor. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërkaq në raportin policor 24-orësh të 17 gushtit, Policia kur kishte raportuar për rastin, kishte njoftuar se bëhet fjalë për një këmbësor që është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas raportit të asaj dite, vetura që kishte goditur këmbësorin kishte ikur nga vendi i ngjarjes.
“Fsh. Fushticë, Gllogoc 16.08.2024 – 21:10. Një mashkull kosovar (këmbësor) ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar nga një veturë e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë. Rasti në hetime”, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë më 17 gusht.
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Prugovc
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Vushtrri në fillim të gushtit
-
Vdiq personi i aksidentuar më 14 gusht në Klinë
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren
-
Policia heton vdekjen e një personi që u lëndua derisa ishte duke punuar në shtëpi