Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një 17-vjeçar u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë

aksident - policia - shiriti i verdh - vrasje - vdekje

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një 17-vjeçar ka humbur jetën të mërkurën pasi është goditur nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. 

“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti. 

Ajo ka thënë se rasti po hetohet nga organet kompetente.