Një 17-vjeçar ka humbur jetën të mërkurën pasi është goditur nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30.
“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.
Ajo ka thënë se rasti po hetohet nga organet kompetente.