Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në QKUK një shtetas i huaj, ishte dërguar në gjendje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i huaj është dërguar në QKUK në orët e hershme të së shtunës, ndërsa ai më pas ka vdekur aty.

Policia e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë.

“Fushë Kosovë 12.03.2022 – 00:25. Viktima mashkull shtetas i huaj është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.