Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq kosovari 18-vjeçar në aksident trafiku në Itali

Një kosovar 18-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali në mbrëmjen e të mërkurës.

A.H. 18-vjeçar ishte në një veturë Fiat Grande Punto që u përplas në afërsi të Portogruaros me një Chevrolet, raporton agjencia italiane e lajmeve "ANSA". Në veturë me 18-vjeçarin ishte edhe babai i tij, që ishte në ulësen e pasagjerit dhe ka marrë lëndime. Po ashtu është lënduar edhe shoferi i veturës Chevrolet.

Mësohet se vetura Fiat që po e drejtonte kosovari 18-vjeçar ishte ndarë thuajse në dysh, në aksidentin që ndodhi rreth orës 20:00 të mërkurën.

18-vjeçari ishte dërguar në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte lëndimeve.

I riu me familje jetonte në Concordia Sagittaria. Ai më 22 korrik do të mbushte 19 vjet.