Një kosovar 18-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të së shtunës në Zvicër, si pasojë e një aksidenti trafiku.
Ai ishte një nga dy të rinjtë që humbën jetën në një vetaksident.
“Para se të dilte me shokët, ai më përqafoi edhe një herë dhe më tha se kurrë s’do të më linte vetëm. Tash po më duket sikur kishte ndonjë parandjenjë se çfarë do të ndodhte”, ka thënë babai i 18-vjeçarit të ndjerë për gazetën zvicerane “Blick”.
Sipas, Policisë së Zvicrës katër të rinj të moshave nga 18 deri 21 vjet u aksidentuan rreth orës 3 të natës në afërsi të Schwagalpit, pasi humbën kontrollin mbi veturën.
“Pasi festuan ditëlindjen time të premten mbrëma, ai më tha rreth orës 22:30, se dëshiron të dalë me shokë, dhe më pyeti nëse mund ta marrë veturën. Ia lejova këtë”, tregon 52-vjeçari.
Edhe
Vdiq në Zvicër një 16-vjeçar nga Kosova, u përplas me veturë në murin e një shtëpie
18-vjeçari ishte nisur me veturën Mercedes në drejtim të Gossaut, aty e parkoi veturën dhe me shokët e tij udhëtuan me një veturë Golf.
Në aksidentin e të shtunës vdiqën dy persona e u lënduan dy të tjerë. Viktima e dytë ishte një tinejxher me prejardhje nga Kumanova.
“Kur u zgjova të shtunën në mëngjes për të shkuar në punë, e pash se dera e dhomës së tij ishte ende hapur dhe ai nuk ishte kthyer në shtëpi. E telefonova disa herë”, ka treguar babai i 18-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksident.
Ai ka deklaruar se në telefon i shfaqej lokacioni se ku gjendej i biri.
“U nisa në drejtim të vendit ku thuhej se gjendej telefoni i tij”, ka treguar 52-vjeçari.
Ai ka thënë se kishte parë një kamion të zjarrfikësve dhe e kishte kuptuar në atë moment se diçka ka ndodhur.
Ai më pas mësoi se i biri i tij ishte njëri nga dy të rinjtë që humbën jetën.
“Zemra më është thyer në 1000 pjesë. Ai shkonte mirë me të gjithë, ishte inteligjent”, ka treguar 52-vjeçari.
Edhe
Vdiq i riu që u aksidentua më 18 maj në Prizren
Ai ka njoftuar se të mërkurën do të varroset 18-vjeçari në Kosovë.
“Në dy ditët e fundit na vizituan rreth 500 persona, dhe shumë nga shokët e tij do të udhëtojnë në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit. Kjo na tregon se sa i respektuar dhe i dashur ishte”, ka thënë 52-vjeçari, i cili ka falënderuar policinë zvicerane që arriti ta qetësonte në momentin më të rëndë.