Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Jabllanicë e Vogël e Pejës.
Policia ka njoftuar se viktima ishte goditur nga një veturë duke pësuar lëndime të rënda trupore. Ndonëse këmbësori ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, atje ka vdekur si pasojë e lëndimeve.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetetit është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin, viktimën mashkull kosovar i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, por si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Edhe i dyshuari ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
-
Goditet për vdekje një këmbësor në Vragoli
-
Vdiq gruaja që u aksidentua më 15 qershor në Jabllanicë të Pejës
-
Goditet për vdekje këmbësori në Zllopek të Pejës, i dyshuari dorëzohet në Polici
-
Vdes një këmbësor që u godit nga vetura në Bresje
-
Këmbësor humbi jetën në Graçanicë pasi u godit nga vetura, arrestohet vozitësi