Kronikë

Vdiq edhe personi i dytë nga plagosja e majit në Pejë

qkuk

Ka vdekur edhe një prej tre personave të cilët ishin plagosur në Pejë më 22 maj pas një mosmarrëveshjeje me dikë tjetër. Të tre ishin familjarë mes vete – babai me dy djem.

Viktima, i cili po trajtohej në QKUK prej më shumë se dy muajsh, ka vdekur të premten, ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. 

Në fillim të qershorit pati vdekur 51-vjeçari, babai i dy djemve që atë kohë ishin në trajtim.

Policia e Kosovës pati arrestuar të dyshuarin kryesor për rastin një ditë më vonë, 24 maj, ndërsa po atë natë e kishte arrestuar një tjetër të dyshuar për bashkëkryerje.

I dyshuari kryesor është 21-vjeçari Agron Gashi, për të cilin Policia pati kërkuar ndihmën e qytetarëve.