Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur edhe personi i dytë që u përfshi në një aksident trafiku në rrugën Ferizaj – Kaçanik të premten.
Në aksidentin në mbrëmjen e të premtes u përfshinë tri vetura, ndërsa në vendin e ngjarjes vdiq drejtuesi i njërës veturë, e katër persona tjerë morën lëndime trupore.
Një e lënduar nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka vdekur në QKUK të shtunën mbrëma.
“Magjistralja Fusha e Pajtimit-Kaçanik,17.11.2023-21:06. Më datën dhe kohën e lartcekur, viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku dhe ka qenë duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së. Më datë 18.11.2023 rreth orës 21:00 është konfirmuar se viktima e lartcekur ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
-
Vdiq i aksidentuari në Begracë të Kaçanikut
-
Vdiq një person në një vetaksident në Kaçanik
-
Një i vdekur e një i lënduar në aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj
-
Një i vdekur e pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Kaçanik-Ferizaj
-
Një i vdekur, katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj