Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq 49-vjeçari që u godit nga vetura një javë më parë në Llaushë të Skenderajt

qkuk

Foto - Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Ka vdekur një 49-vjeçar i cili ishte goditur nga vetura para një jave në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Sot, rreth orës 11:00, nga ShSKU-ja, është raportuar se viktima këmbësori 49-vjeçar, i aksidentuar më datë 27 dhjetor 2023 në fshatin Llaushë të Skenderajt, ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.