Një 75-vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga vetura të mërkurën në Kopiliq të Skenderajt.
Policia ka njoftuar se ky aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 17:00.
“Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën këmbësori i moshës rreth 75 vjeçar”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për aksidentin.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një këmbësor në Skenderaj
-
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, një këmbësor vdiq pasi u godit nga vetura
-
Vdiq 49-vjeçari që u godit nga vetura një javë më parë në Llaushë të Skenderajt
-
Goditet për vdekje një këmbësor në Vragoli
-
Goditet për vdekje këmbësori në Zllopek të Pejës, i dyshuari dorëzohet në Polici