Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në Mitrovicë pas rrokullisjes me traktor

Një person ka vdekur në fshatin Vërrnicë të Mitrovicës pas një vetaksidenti me traktor.

Sipas njoftimit nga Policia, drejtuesi derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet.