Kronikë

Vdes një person në Ferizaj pasi vetura mori flakë në një pompë derivatesh

Një person ka vdekur sot në fshatin Babush të Ferizajt pasi një veturë është përfshirë nga flakët.

Siç ka konfirmuar për Kohën zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, rasti ka ndodhur në një pikë karburanti në këtë fshat.

Ndërkaq një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësorë.

“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet”, ka thënë ai.