Një grua ka humbur jetën të martën në fshatin Koshare të Ferizajt, pasi ka rënë në një pus.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 12:55.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si "Hetim mbi vdekjen", ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës dyshohet për shenja dhune
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
-
Nis hetimi për vdekjen e një gruaje në Prishtinë që dyshohet se ra në bunar
-
Humb jetën një person pasi ra në një bunar në Gjilan
-
Bie nga lartësia dhe humb jetën një e moshuar në Fushë-Kosovë