Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës

Foto: Koha / ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për media bëhet e ditur se sot rreth orës 03:15, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet Z. Ll , i lindur më 1942.

“I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

Tutje bëhet e ditur se Z. Ll, po vuante nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive.

I njëjti ishte i dënuar për veprën penale “vrasje e rëndë”.

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.