Një 6-vjeçare ka vdekur të premten pas një aksidenti në Mitrovicë.
Për këtë është arrestuar një i dyshuar pasi, siç njofton policia, derisa ishte duke drejtuar autobusin në rrugën "Shemsi Ahmeti", ka goditur këmbësoren 6-vjeçare.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti, tha për KOHËN se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, e disa orë pasi është dërguar në QKUK ka vdekur.
“Është arrestuar i dyshuari, shtetas i Republikës së Kosovës, pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar autobusin në rrugën "Shemsi Ahmeti" në Mitrovicë, ka goditur këmbësoren e moshës gjashtë vjeçare. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa disa orë më pas në QKUK, e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Zahiti.
Zahiti shtoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
-
Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një 70-vjeçare në Mitrovicë
-
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi për vrasje të rëndë në Mitrovicë
-
Vdiq në QKUK pas plagëve që mori në një aksident trafiku një grua në Mitrovicë
-
Aksident trafiku në Mitrovicë, një këmbësore dërgohet në QKUK
-
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, një këmbësor vdiq pasi u godit nga vetura