Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një 52-vjeçar në plazhin e Tales

Një 52-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në plazhin e Talës, Lezhë, pasditen e së premtes.

Sipas policisë, B.Xh, banues në Kamzë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë.

“Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe menjëherë është transportuar në spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë”, thuhet në njofim.

Dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Artikuj të ngjashëm