Një 41 vjeçar shtetas i Republikës së Shqipërisë ka humbur jetën nga goditja e trenit në qytetin e Ferizajt derisa po kalonte mbi hekurudhë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 minuta derisa treni transportues qarkullonte nga Ferizaj në drejtim të Hanit të Elezit ka goditur këmbësorin i cili ishte duke kaluar binarët e trenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është rasti i parë për këtë vit me fatalitet mbi hekurudhat e Ferizaj, ndërkohë raste të tilla janë shënuar edhe gjatë viteve të kaluara mbi hekurudhat e qytetit të Ferizajt, mirëpo deri tash megjithëse janë dhënë mjaftë premtime për rehabilitim të hekurudhave, një projekt i tillë nuk është realizuar asnjëherë, raporton Koha Ditore.
Agim Gashi zëdhënës i Policisë në Ferizaj nëpërmjet një komunikate për media ka thënë se pas këtij aksidenti të komunikacionit mbi hekurudhat e trenit, mjeku nga ekipi i emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima I.M.(m/shtetas i Republikës së Shqipërisë, 41 vjeç) nga lëndimet e marra ka vdekur.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkaq Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin”, thuhet në komunikatë.
Për rehabilitimin e hekurudhave në qytetin e Ferizajt, prej më shumë se një vit kanë dhënë premtime drejtuesit e ministrisë së Infrastrukturës Ministria dhe të komunës së Ferizajt, mirëpo deri tash nuk ka asnjë lëvizje konkrete rreth këtij projekti.
Komuna e Ferizajt gjatë këtij viti mund ta përfitojë vetëm projektin për studim të fizibilitetit të hekurudhës sepse ministria e Infrastrukturës nuk e ka planifikuar në buxhet futjen e hekurudhës nën tokë për këtë qytet. Në një intervistë për KD-në, ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ka thënë se në qershor të këtij viti do të vazhdojnë t’i bëjnë parakualifikimet e pastaj bashkëpunim me BERZH-in do t’i drejtojnë të gjitha punët rreth trajtimit të hekurudhave.
“Afatet kohore për këtë projekt janë shtyrë disa herë, mirëpo zotohem se ministria do ta bën studimin e Fizibilitetit brenda këtij viti i cili do të kushtoj 200-300 mijë euro, e pastaj ky dokument e përcakton se si do të trajtohet hekurudha në qytetin e Ferizajt dhe kur saktësisht mund të nisin punimet”, ka thënë Zharku.