Ka vdekur nga plagët e marra në një aksident, 11- vjeçarja Erëza Berisha nga Gjilani. Ajo ishte goditur nga një automjet pranë shtëpisë së saj në momentin, kur po tentonte ta kalonte rrugën në këmbë, shkruan sot “Koha Ditore”.
11 vjeçarja fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit e më pas edhe në QKUK, por nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve.
Për këtë aksident është arrestuar një person ndaj të cilit është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji. Familjarët e viktimës i kanë deklaruar KD-së se shpejtësia e madhe e automjetit ishte shkaktare e vdekjes së vajzës së tyre.
Kadime Berisha deklaron se rasti tragjik kishte ndodhur kur Erëza po e kalonte rrugën, ndërsa një veturë i kishte shkaktuar lëndime të rënda . Ajo thotë se në këtë rrugë asnjëherë nuk ka pasur siguri, shkaku i shpejtësisë së madhe të automjeteve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rrugët e Kosovës vazhdojnë të përgjaken, për dy muaj tetë të vdekur në aksidente
-
Vdiq një 21-vjeçare, u godit nga vetura në fshatin Vlashnje
-
Vdiq 43-vjeçari që u godit nga vetura në Gjilan
-
Një 68-vjeçare vdes pasi goditet nga vetura në Prizren
-
Vdiq një këmbësor në Gjilan, u godit në zebra nga automjeti