43-vjeçari nga Gjilani, i cili mori lëndime të enjten pas goditjes nga një veturë në fshatin Lladovë, ka vdekur sot.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se viktima ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftoj se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lladovë, Komuna Gjilan, më 14.08.2025. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë aksident me lëndime trupore, ku një veturë dyshohet se ka goditur këmbësorin 43 vjeç, shtetas i Kosovës, ndërsa sot më 15.08.2025 në mëngjes jemi informuar se këmbësori i cili ka qenë i goditur nga automjeti në aksident ka ndërruar jetë në QKUK edhe përkundër përpjekjeve nga ana e mjekëve”, ka thënë ai.
Hashani shtoi se Policia e Kosovës, njësitet e trafikut Rajonal në Gjilan, janë duke i udhëhequr hetimet lidhur me këtë rast.