Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes 15 vjeçarja në Prizren pasi bie nga ndërtesa

Një rast tragjik raportohet të ketë ndodhur në Prizren ku një vajzë e moshës 15 vjeçare ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prizren.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mbrëmë pak pas mesnatës në rrugën “William Wolker”.

Vesel Gashi, nga Policia Rajonale e Prizrenit, ka thënë se e reja, si pasojë e rënies nga një ndërtesë me lartësi prej rreth 25 metrash, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Viktima ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi, raporton Koha.net.

Policia ka thënë se janë duke u marrë me rastin për të zbardhur edhe motivet.