Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Suharekë mbrëmë rreth orës 22:00. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka marrë informatat për rastin, ndërsa vdekja është konstatuar nga mjeku.
Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore të cilat janë duke e hetuar rastin ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.