Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë në Prizren

Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Zojz të Prizrenit është raportuar për vdekjen e një burri pranë një makine të braktisur.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

”Fshati Zojz-Prizren 15.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”.