Një vdekje e dyshimtë në Prizren është raportuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, nga ekipi mjekësor është raportuar të hënën se gjatë vizitës së një pacienti në një familje është konstatuar se viktima mashkull ishte pa shenja jete.
“Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori dhe me urdhër të tij, është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.