Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdekje e dyshimtë e një 30-vjeçari në Vushtrri

Një 30-vjeçar është gjetur pa shenja jete paraditen e së enjtes në rrugën “Nimon Ferizi” në Vushtrri, ka njoftuar Policia.

Policia ka njoftuar se ka nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.