Një fëmijë pesë muajsh, shtetase e Shqipërisë, ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, derisa ishte në trajtim mjekësor.
Policia ka njoftuar të dielën se fëmija ishte dërguar atje nga Mitrovica, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshuar”.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq fëmija 9-muajsh që ishte dërguar në spital para dy javësh
-
Vdiq një foshnjë në QKUK, Policia i interviston disa persona
-
Një foshnjë vdiq në rrethana të panjohura në QKUK, Policia hap hetim
-
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në QMF-në e Prelluzhës së Obiliqit
-
Vdiq një grua në QKUK, policia po e heton rastin