Një person është arrestuar të hënën mbrëma në Fushë-Kosovë, pasi është zënë nga policët duke vjedhur derivate nga një ekskavator.
“Personi i dyshuar është arrestuar nga policia, derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një ekskavator”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Personi i arrestuar thuhet se është K.H., 39 vjeç.
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm
-
Tre persona arrestohen për vjedhje në Fushë-Kosovë, dy dërgohen në mbajtje
-
Dy të arrestuar në Fushë-Kosovë nën dyshimin për vjedhje të vazhdueshme për dy vjet në një firmë
-
Arrestohet një i dyshuar për keqpërdorim të materialeve me fëmijë
-
Arrestohet 32-vjeçarja në Fushë-Kosovë, grabiti para në një market
-
Gërmoi me ekskavator pa pëlqim të institucioneve, arrestohet i dyshuari në Leposaviq