Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

U rrokullis me traktor në Skenderaj, burri në gjendje të rëndë shëndetësore

Traktor

Ilustrim

Një burrë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrokullisur me traktor në fshatin Rakinicë të Skenderajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 18 shkurt rreth orës 14:30, ku viktima po lëvronte arën e tij.

Ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe është në trajtim intensiv.

“Një mashkull kosovar, ka pësuar lëndime trupore pasi është rrokullisur me traktor derisa ishte duke lëvruar në arën e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në trajtim intensiv”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti është iniciuar si “lëndim i rëndë trupor”.