Një person me armë dyshohet se është prezantuar rrejshëm si zyrtarë policor.
Sipas raportit policor pjesëtarët e policisë gjatë patrullimit një ditë më parë rreth orës 18 e 30 kanë dyshuar se një person mund të ketë armë në brez, me që rast kanë reaguar dhe gjatë legjitimimit, i dyshuari ka thënë se është person zyrtar por kur i është kërkuar dokumenti zyrtar i njëjti nuk e ka dëshmuar, dhe është shoqëruar në stacion policor.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari në Prishtinë që u paraqit rrejshëm si polic
-
Ndalohet një i dyshuar në Prishtinë, paraqitej si person zyrtar
-
Në prani të Policisë rrëzohet e i bie arma nga brezi, shoqërohet për intervistim
-
Një burrë në veri shoqërohet në polici pasi u vesh si polic
-
Prezantohet si pjesëtar i FSK-së pasi kapet me armë, arrestohet