Një grua ka raportuar në Polici të hënën pasdite se i është vjedhur çanta me dokumente personale dhe 580 euro të gatshme, nga vetura me të cilën ishte ndalur në Korroticë të Drenasit për shkak të një defekti gjatë vozitjes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 15, në rrugën Fushë-Kosovë – Prizren.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa Policia ka thënë se po e heton rastin.
“Korroticë, Gllogoc 06.03.2023 – 15:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport të Policisë.
-
Persona të panjohur vjedhin veturën nga servisi në Komoran
-
Shtetasja e huaj raporton se në Prizren iu grabitën 2000 euro e dy telefona
-
Nën kërcënimin e armës një gruaje në Pejë i grabitet çanta në të cilën kishte 6-7 euro
-
Shtetasi turk raporton se ia kanë grabitur çantën me 15 kartela, dokumentet e qindra euro
-
Arrestohet 45-vjeçari në Ferizaj, vodhi para në një veturë