Në një valixhe që u alarmua se kishte bombë në Portin e Durrësit, u gjetën veshmbathje e gjësende të tjera, ka konfirmuar Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin të enjten.
Kjo drejtori ka bërë me dije se nuk ka alarm për bombë.
Valixhja ishte harruar nga një qytetar që kishte udhëtuar drejt Italisë.
“Mbrëmjen e djeshme, një qytetar që udhëtonte drejt Italisë, ka harruar bagazhet në Portin e Durrësit dhe ka vijuar udhëtimin drejt Italisë. Policia, sapo ka konstatuar valixhet, ka kryer të gjitha procedurat standarde të verifikimit dhe ka rezultuar se në valixhe kishte veshmbathje, ushqime dhe sende të tjera personale të qytetarit”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.
Në vendngjarje shkuan forcat anti-bombë, zjarrfikëset dhe autoambulanca.
-
Valixhja që alarmoi Mitrovicën
-
Alarme për bombë në disa qytete në Shqipëri, rrethohen institucionet
-
Alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve
-
Konfiskohen dy orë të shtrenjta, iu zunë në valixhe udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës
-
Arrestohet shtetasja e Italisë pasi në valixhe iu gjetën substanca narkotike