Policia në pikëkalimin në Han të Elezit ka gjetur substanca narkotike në valixhen e një gruaje që po udhëtonte me autobus. E dyshuara, shtetase e Italisë, është arrestuar.
Zyrtarët kanë sekuestruar nga e të dyshuarës 24.94 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit methaphetamin, 4.20 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit mephodrone, 158.8 gramë likuid substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit gamma butyrolactone, 1.78 gramë pluhur të bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një epruvetë qelqi për tymosje të drogave, dy telefona celularë, 4820 euro para të gatshme dhe dy kartëmonedha nga 100 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.