Një valixhe me rroba e cila ishte lënë tek objekti i Komunës së Mitrovicës së Jugut ka alarmuar Policinë mëngjesin e së premtes.
Zyrtarë policorë e kanë rrethuar objektin pas dyshimeve se në këtë valixhe mund të kishte ndonjë mjet shpërthyes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor pas kontrolleve të kryera është parë që në valixhe nuk kishte ndonjë gjë të dyshimtë.
“Pas informatës së pranuar, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme si dhe kontrollin e detajuar të valixhes që i është bërë nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, ka rezultuar se në valixhe nuk ka të bëjë me ndonjë gjë të dyshuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
Pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.